Gjilani u befasua, duke luajtur baras 2:2 me Malishevën, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Gjilani shënon në minutën e fundit me Mevlan Zekën por anulohet për pozitë jashtë loje, ndërsa Malisheva e trajnerit prof. Bylbyl Sokoli kthehet me pikë të madhe.
Për Malishevën shënuan Sobowale (18’) e Tolaj (64’) dhe për Gjilanin realizuan Dabiqaj 30-nga penalltia) e Zeka (80’).
Në minutën e 80-të, portieri i Malishevës Gashi e pret penalltinë e Zekës por topi i rikthyer futbollisti e plason në rrjetë.
Gjilani është në vend të tretë me 29 pikë dhe Malisheva në të tetin me 20.