Neymar pëson lëndim të rëndë!
Neymar u përlot pasi u duk se pësoi një dëmtim të keq në kyçin e këmbës ndërsa luante për PSG kundër Lille.
Braziliani u largua me barelë në minutën e 51-të dhe tani është një dyshim i madh për t’u paraqitur në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Djemtë e Christophe Galtier janë në një formë të vështirë – duke humbur tre ndeshje radhazi në të gjitha garat për herë të parë që nga viti 2011.