Kampioni në fuqi, Shkupi, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes së Tetovës, në takimin që u zhvillua në terren neutral përkatësisht në Kërçovë, pasi që stadiumi Çair është i suspenduar.
Shkupjanët si vendas luajtën në Kërçovë dhe triumfuan ndaj kuqezinjve.
Në pjesën e parë, futbollistit Alvarez ka shënuar në minutën e 36-të dhe Trapanovski i jep fund gjithçka në minutën e 90+4, 2:0.
Pas javës së 19-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi zë vendin e dytë me 37 pikë, një me pak se lideri Struga Trim Lum dhe Shkëndija renditet në të tretin me 28 sosh.