Struga Trim Lum importon pikë nga Kavadari.
Struganët barazojnë me rezultat 1:1 me Tikveshin, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit maqedonas.
Në minutën e 43-të, Mishev shënoi për vendasit. ndërsa struganët barazuan në të 87-tën me golin e Koçoskit.
Struga kryeson me 38 pikë, ka një më shumë se Shkupi dhe Tikveshi renditet në pozitën e katërt me 27.