Medon Berisha dhe Eljon Toçi janë kthyer në protagonistë kryesorë në kampionatin e të rinjve në Itali, duke udhëhequr skuadrat përkatëse drejt fitoreve e duke u konfirmuar si bomberë të vërtetë të tyre.
Berisha ka qenë ai që ka vulosur një sukses shumë të rëndësishëm 2-1 të Leçes në fushën e Sampdorias, pasi me një gol të shënuar me goditje dënimi në shtesë i ka dhënë fitoren ekipit të tij.
Goli i 8 në kampionat për mesfushorin e talentuar kishte një vlerë shumë të rëndësishme pas e ngjiti Leçen të vetme në vendin e parë në klasifikim, të shkëputur nga ndjekësit.
Ndërkaq, hapa të rëndësishëm në renditje ka bërë edhe Fiorentina Eljon Toçit.
Ky i fundit ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 të skuadrës përballë Kaljarit, duke e kthyer në vendin e 4-t në klasifikimin e kampionatit të të rinjve, në zonën play-off për titullin.
Për sulmuesin e U21 të Shqipërisë, ky ishte goli i 6 në këtë kampionat.