Dinamo e Zagrebit ruajti epërsinë e saj prej 8 pikësh në krye të tabelës në kampionatin kroat pasi fitoi me rezultat 1:3 si mysafir ndaj Varazhdinit.
Vetëm tetë minuta pas hyrjes në fushë (85’), Arijan Ademi tundi rrjetën për 1:3, duke konfirmuar kështu fitoren e skuadrës së tij.
Ademi u aktivizua nga minuta e 79-të.
Futbollisti shqiptar, Jorgo Pëllumbi, u aktivizua titullar për Varazhdinin.
Pas javës së 22-të, Dinamo kryeson me 52 pikë, ka tetë më shumë se Hajduku dhe Varazhdini është i shtati me 27.