Gabriel Batistuta shënoi 169 gola në 268 ndeshje për klubin e Firences për nëntë vite sa ishte pjesë e këtij kolektivi dhe ndihmoi që të fitonin Kupën e Italisë dhe Superkupën në vitin 1996.
Dashamirët më të vjetër të futbollit e kujtojnë shumë mirë Gabriel Batistutën, sulmuesin legjendar të Argjentinës dhe të klubeve italiane Roma dhe Fiorentina.
Sot, ish-futbollisti është 54 vjeç dhe ka ndryshuar tërësisht fizikisht në krahasim me ditët e lojës kur kishte flokë të gjatë gështenjë dhe dallohej nga ai detaj.
Gabriel Batistuta në kohën e artë të tij
Transformimi fizik i Batistutës është vërtet i madh në krahasim me kohën kur ai ishte aktiv, ish-sulmuesi tani ka flokë të shkurtër dhe mjekër gri, ndoshta shumë tifozë në rrugë as që do ta njihnin.
Ai la gjurmët më të thella si lojtar në fanellën e Fiorentinës, u quajt ‘Bati gol’ dhe ishte një tundim i vërtetë për të gjithë portierët kundërshtarë në atëkohë.
Futbolli i dha shumë, por edhe i mori shumë, gjunjët dhe këmbët iu shkatërruan plotësisht pas karrierës, madje kishte menduar edhe t'i presë të dyja këmbët, në vitin 2014.
“Mjeku Avanzi, një ortoped i famshëm, më shikoi dhe më tha se isha i çmendur që i kërkova ta bëja këtë”,- kishte deklaruar Gabriel Batistuta.
Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, ai nuk ka mundur të shkojë disa herë në tualet gjatë natës, i cili e kishte vetëm tre metra larg dhe ka pranuar se disa herë kishte urinuar në shtrat.