Juriq “ngel në klasë”! Berisha nuk pranon

Futboll

Juriq “ngel në klasë”! Berisha nuk pranon

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 22:48
Juriq e Berisha

Ivan Juriq, trajner aktual i Torinos, nuk ka dashur të përdorë filtra kur u pyet për situatën e Etrit Berishës, portierit të Kombëtares Shqiptare, të cilin e ka nën urdhrat e tij në klubin italian, por që nuk e grumbullon që pas 15 janarit.

Madje portieri kuqezi nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Serisë A këtë sezon (ka qenë i grumbulluar në 13 raste).

Arsyeja është e thjeshtë: Juriq preferon Vanja Milinkoviq-Saviq si titullar, por ka më shumë.

Juriq “ngel në klasë”! Berisha nuk pranon!

“Berisha e ka vështirësi të bëjë portierin e dytë: stërvitet keq dhe kjo është e dëmshme.

Kush nuk stërvitet mirë, mbetet jashtë”.

Siç shpjegoi trajneri i Torinos, portieri shqiptar nuk e pranoi rikthimin si portier i dytë pasi ishte protagonist në javët e fundit të sezonit të kaluar.

“Vitin e kaluar dha një kontribut të madh, por tani e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë situatë.

Preferoj që ai të stërvitet veçmas dhe Gemello të bëjë të dytin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat