Futbollisti i talentuar Ledian Krasniqi karrierën do ta vazhdoj në Çeki te skuadra Pribram që garon në ligën e dytë të këtij shteti.
19 vjeçari kaloi më sukses testimet dhe ka bindur drejtuesit për të nënshkruar kontratë profesinale teksa do ti bashkohet ekipit për ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit.
Krasniqi hapat e parë i kishte nisur të shkolla e futbollit Arsenal, teksa ishte akademisë së futbollit “Loro Boroqi” në Shqipëri, kurse luajti edhe për juniorët e Prishtinës.
Transferimi te ekipi Pribram u mundësua në bashkpunim me agjentët Milan Martinovic dhe Agim Saraqi që veprojnë në Çeki.