Vedat Muriqi më në fund i dha fund “agjërimit” duke e gjetur golin në La Liga.
Futbollisti nga Kosova shënoi në fitoren e thellë ndaj Villarrealit në fundjavë me rezultat 4:2.
Me këtë rast, “Pirati” i Mallorcas u ngrit në kuotën e 9 golave, prej tyre dy nga penalltia.
Kështu, përfaqësuesi i Kosovës e sheh veten në vendin e katërt, prapa Robert Lewandowskit të Barcelonës, që i ka 15 gola dhe Joselu të Espanyolit e Karim Benzemas së Real Madridit, që i kanë shënuar nga 11 gola.