Reds kanë arritur dy fitore radhazi pa pranuar gol para ndeshjes së tyre kundër Real Madridit në 1/8-ën e finales që zhvillohet në Anfield
Java e kaluar e Liverpool ka qenë më e mira për ta në vitin 2023. Reds, të cilët ishin përfshirë në një mini-krizë (me një fitore në shtatë ndeshje), e ku kishin mbet në mes të tabelës dhe të eliminuar nga dy kupa në vitin e ri, tashmë janë zgjuar në kohë për t’u përballur me Real Madridin në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.
Klubi anglez ka regjistruar dy fitore radhazi kundër Everton dhe Newcastle dhe kanë rritur shanset që të përfundojnë top katër në Premier Ligë.
“Është herët të thuhet se ne jemi kthyer, por ne po luftojmë sikurse ne bëmë edhe kur ishim keq por ne tani kemi dy fitore radhazi”, tha trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pas fitores kundër Newcastle. “Ne ndihemi mirë. Kaloj kohë e gjatë pasi që ne e arritëm atë”.
Klubi siguroi dy fitore rresht në Premier Ligë për herë të parë që prej Krishtlindjeve, e cila gjë bëri që ata të ngritën në vendin e tetë me vetëm shtatë pikë më pak se vendi i katër Tottenham por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, që do të thotë se shpresat e tyre për të kaluar në top 4 janë shumë reale.
Për të arritur këtë qëllim duhet të thuhet edhe fakti se në të dy këto ndeshje ata fituan pa pësuar gol, që është hera e parë që ndodhi prej tetorit.
Cody Gakpo ka shënuar në dy ndeshjet e fundit kurse Mohamed Salah dhe Darwin Nunez kanë shënuar po ashtu kundër Everton dhe Newcastle, duke kontribuar me gola. Treshja do të formojë një trident sulmues kundër futbollistëve të Carlo Ancelottit me Liverpool që pret skuadrën e tij me sulmuesit e saj në formë e të tillë në formë janë edhe Fabinho, Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson dhe Andy Robertson.
Futbollistët që janë kthyer nga lëndimet
Liverpoolit do ju ndihmojë në ecurinë e tyre edhe disa lojtarë që tani janë rikthyer nga lëndimet.
Derisa futbollist si Thiago Alcantara, Ibrahima Konate dhe Luis Diaz janë ende të lënduar, Klopp do të mund të llogaritë në futbollistët e tij si: Virgil van Dijk, Diogo Jota dhe Roberto Firmino që do të jenë gati për ndeshjen kundër kampionëve të Europës.
“Ne përballemi me njërën nga skuadrat më të mira në botë. Do të jetë e vështirë por ne do të luajmë në Anfield, kështu që le të ia dalim”, ka thënë Klopp.