Leeds United në sulm

Futboll

Leeds United në sulm

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:02
Ruben Loftus-Cheek

Leeds United po mendon që tani për merkaton e verës, edhe pse është herët dhe i duhet të sigurojë qëndrimin në Premier League.

Gjithsesi mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se Leeds mund të tentojnë në verë mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, një dëshirë e madhe e ish-trajnerit Jesse Marsch gjatë janarit.

Anglezët ndërkohë kanë në listën e objektivave edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për talentin e Barcelonës, Ilias Akhomach.

19-vjeçari, i cili luan si sulmues i djathtë kryesisht, nuk po pranon të rinovojë me katalanasit dhe Leeds United është gati të përfitojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat