Real Madrid ka një orar të tmerrshëm ndeshjesh, nga sot deri më 2 mars.
Klubi më i mirë në botë takohet me tre superkundërshtarë, në tri gara të ndryshme.
Qysh sonte, Los Merengues luan si mysafir ndaj Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
I zjarrtë do të jetë edhe takimi i së shtunës në kuadër të La Ligas, kur mbretërit presin rivalin e dytë më të zorshëm në Spanjë dhe kundërshtarin e ashpër të kryeqytetit, Atletico Madridin.
Kulmi i ndeshjeve të zjarrta të Realit është “El Classico” me Barcelonën, që zhvillohet më 2 mars, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.