Me 200 gola në 301 ndeshje të zhvilluara, Edinson Cavani është golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germainit.
Megjithatë, ky rekord i sulmuesit uruguaian me gjasë do të kalohet shumë shpejt.
Në sezonin e tij të gjashtë në fanellën e parisienëve, Kylian Mbappé i ka realizuar 198 gola në 245 ndeshje.
Pra, veç dy gola e ndajnë ish-futbollistin e Monacos nga historia.
Tifozët shpresojnë që kjo të mund të arrijë në klasiken e së dielës kundër Marseillet në Ligue 1.
Përfaqësuesi francez mund të largohet nga “Parku i Princave” gjatë verës në drejtim të Real Madridit, por që do të mbetet në histori të klubit francez si golashënuesi më i mirë ndonjëherë.
Pa dyshim, Mbappé është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë sot.