Ruud Gullit është i befasuar nga suksesi i hershëm i Erik ten Hag si trajner te Manchester United.
United kishte një fillim jo aq të mirë me holandezin që e mori drejtimin e skuadrës gjatë verës së vitit të kaluar, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe tash skuadra gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Premier Leagues.
"Jam i befasuar për të mirë. Liga holandeze nuk është e njëjtë me atë angleze, por Ten Hag ka një filozofi të qëndrueshme", ka thënë Gullit.
Ai ka komentuar edhe situatën e menaxhuar me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo.
"Përveç kësaj, Ten Hag ai ia doli mirë në rastin Cristiano. Ronaldo nuk donte të luante, ai donte të largohej dhe ai mori vendimin që të mos luante.
Tani ai është në një vend ku është i lumtur dhe po ashtu edhe Ten Hag është i lumtur", ka thënë ish-futbollisti i njohur holandez.