Real dërrmon Liverpoolin, Napoli më i mirë se Eintracht

Real Madridi ka dëshmuar fuqinë e kampionit në fuqi, duke e tronditur me rezultat 5:2 Liverpolin në stadiumin “Anfield”, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League.
Fillimisht dukej se Liverpooli do të shemb Realin, pasi që avancuan me rezultat 2:0 por ndodhi përmbysja spektakolare.
Në minutën e 4-të, Darwin Nunez ka shënuar me mjeshtri duke iu falënderuar asistimit të Salahut.
Salah në minutën e 12-të, mashtron tërë mbrojtjen por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë të Realit.
Në minutën e 14-të, Mohamed Salah shton epërsinë duke iu falënderuar gabimit trashanik të portierit Courtois, të cilit ia rrëmbeu topin nga këmba.
Vinicius Junior tregoi klasin e tij në minutën e 21-të, duke shënuar me mjeshtri falë asistimit të Karim Benzemës.
Në minutën e 31-të, Vinicius Junior (Real Madrid) fiton vetëm hapësirën e mjaftueshme për të goditur dhe gjuan furishëm drejt këndit të poshtëm të majtë megjithatë portieri Alisson bën një pritje fenomenale.
Portieri Alisson figura tragjike në minutën e 36-të, goditja e tij qëllon në trup Vinicius Junior dhe futet në rrjetë, 2:2.
Pjesa e dytë në shenjë të Karim Benzemës.
Në minutën e 47-të, Modriç ka harkuar për bukuri, ndërsa Eder Militao ka shënuar me kokë për 2:3.
Në minutë/n e 56-të, Karim Benzema godet ndërsa devijohet nga Gomez duke shënuar për 2:4.
Karim Benzema me dinakërinë e tij kaloi portierin Alisson duke shënuar për 2:5 në minutën e 67-të.
Napoli me Amir Rrahmanin treguan forcën në Frankfurt, duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Eintrachtit.
Skuadra gjermane nuk u tregua rival i denjë për italianët.
Futbollisti Kvaratskhelia në minutën e 36-të humbi rastin më të mirë për Napolin, duke dështuar nga penalltia.
Në minutën e 40-të, Osimhen shënoi për Napolin.
Për Eintracht gjërat u vështirësuan nga minuta e 58-të, Kolo Muani, u përjashtua direkt me karton të kuq dhe mbeten me një lojtar me pak.
Në minutën e 65-të, Di Lorenzo thellon fitoren 0:2 të Napolit.
Rrahmani u paraqit titullar duke dëshmuar lojë të madhe.
Liverpool - Real 2:5
Stadiumi "Anfield" në Liverpool.
Gjyqtar: I.Kovacs (Rumania).
Shikues: 52337.Shënues: Nunez (4'), Salah (14') - Vinicius Junior (21' e 36')., Militao (47'), Benzema (55' e 67').
Kartona të verdhë: Vinicius Junior.
Liverpooli: Alisson - Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson - J. Henderson (Milner 73'), Fabinho, Bajcetiq (Elliott 85')- Salah, Gakpo (Firmino 64'), Nunez (Diogo Jota 64').
Real Madrid: Courtois - Carvajal, Eder Militao, Rüdiger, Alaba (Fernandez 27') - Modriç (Kroos 87'), Camavinga, Fede Valverde - Rodrygo (Ceballos 81'), Benzema (Asensio 87'), Vinicius Junior.
Eintracht - Napoli 0:2
Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Shikues: 47500.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Portuglia).
Shënues: Victor Osimhen (40'), Di Lorenzo (65').
Kartona të verdhë: Gotze - Kim Min-Jae, Elmas.
Kartoni i kuq: Muani.
Eintracht Frankfurt: Trapp; Tuta, Jakic, Buta (Knauff 69'); Ndicka, Kamada, Sow, Max (Lenz 90+2'); Lindstrom (Borre 69'), Gotze (Alidou 81'); Kolo Muani.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa (Ndombele 80'), Lobotka, Zielinski; Lozano (Elmas 80'), Osimhen (Simeone 84'), Kvaratskhelia (Politano 84').