Giorgio Chiellini është larguar nga Serie A pasi ka dominuar gjatë me fanellën e Juventusit.
Ka fituar Kampionatin Evropian me Italinë dhe një numër rekord titujsh kampion të Serisë A, pa harruar sukseset e shumta në Kupën dhe Superkupën e Italisë.
Qendërmbrojtësi toskan verën e kaluar zgjodhi të vazhdonte karrierën në Los Angeles, për të zbuluar jetën amerikane, show-biznesin e lidhur me futbollin.
Në sezonin e parë në MLS, fitoi titullin e parë në Amerikën e Veriut për 38-vjeçarin, i cili në gushtin e ardhshëm do të mbushë 39 vjeç.
E ardhmja e Chiellinit është ende e paqartë, por vetë qendërmbrojtësi nuk dëshiron të mendojë për të.
I intervistuar nga “L.A. Times”, në fakt, Chiellini theksoi se mendon vetëm për të tashmen:
“Është shumë e vështirë të mendosh për vitin e ardhshëm.
Unë kam mësuar në karrierën time se nuk mund të kesh një plan afatgjatë, sepse gjithçka ndryshon kaq shpejt.”
Kontrata e Chiellinit do të skadojë në fund të sezonit të MLS-së, që nis nga ky shkurt 2023. Ndeshja e parë do të shohë kampionët në fuqi të sfidojnë Galaxy në derbin e Los Angelesit:
“Duhet të pranoni kulturën e ndryshme, zakonet e ndryshme dhe duhet të hidhni hapin e parë për të pasur këtë mënyrë të ndryshme të lojës.
Gjithçka është ndryshe. Nuk është e lehtë, por më ka pëlqyer çdo ditë që kalova në Shtetet e Bashkuara.
Është e mahnitshme se si mund të mësosh shumë e shumë gjëra në një kohë kaq të shkurtër”.