Prej disa kohësh qarkullojnë zërat për pozicionin e Christophe Galtier në pankinën e PSG-së dhe një rikthim të mundshëm të Thomas Tuchel në Paris.
Eliminimi i mundshëm në Champions, por edhe luhatjet e mëdha në rezultatet e parizienëve, e kanë vënë në pikëpyetje punën e Galtier.
Megjithatë, siç raporton “L’Equipe”, nuk ka negociata deri më tani me ish-trajnerin e Chelsea-t.
Çdo vendim do të merret vetëm në fund të sezonit, kështu që nuk ka asnjë arsye për të besuar se Galtier mund të shkarkohet më shpejt.
Thomas Thuchel që kur u largua nga pankina e bluve të Londrës është pa punë dhe vështirë të marrë drejtimin e një skuadre në këtë fazë të sezonit.