Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, do të duhet të pushojë tre-katër ditët e ardhshme, para se të shihet gjendja e tij, nëse do të jetë gati të kthehet në stërvitje.
Një goditje e fortë në kokë në fund të ndeshjes me Shkupin lë të dëmtuar “Bubën”, derisa brengosës ishte fakti se largimi nga terreni u shoqërua me vjellje e që aludonin në seriozitet të lëndimit.
Ai menjëherë u transferua në spitalin e qytetit të Kërçovës, ku mori trajtimin e duhur derisa kreu gjitha ekzaminimet e nevojshme të kokës.
Për fat të mirë gjithçka rezultoi në rregull me të dhe pas disa orëve trajtim, Hasani braktisi spitalin dhe udhëtoi drejt Tetovës.
Mbrëmë gjendja e tij ishte stabile dhe njejtë vazhdon edhe sot kur do të ketë testime të tjera.