Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, pas humbjes në derbin kundër Shkupit ka thënë se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur.
“Mendoj se nuk ishim në nivelin e duhur, posaçërisht në pjesën e parë kur kishim disa gabime në defanzivë duke i mundësuar kundërshtarit të krijonte raste. Ne kishim mundësitë tona që nuk i shfrytëzuam.
Fatkeqësisht pas një rasti 100% për ne, pranuam gol. Në pjesën e dytë tentuam ta shpërthejmë mbrojtjen e Shkupit, por pa sukses dhe pastaj ndodhi lëndimi i Hasanit, ne mbetëm me një lojtarë më pak në fushë dhe goli i dytë ishte rezultat i faktit se ishim numerikisht inferiorë”, deklaroi Osmani.
Ai e shtoi se futbollistët e FC Shkupi ishin më agresiv në lojën e dyluftimeve.
“Po është e vërtetë se në atë lojën e dyluftimeve gjatë 90-të minutave kundërshtarët ishin më lartë dhe ata fitonin shumicën e dueleve.
Kur ndodh kjo kundërshtari ka përparësi ta merr topin e dytë, ashtu që në këtë segment nuk ishim në lartësinë e duhur”, përfundoi trajneri Qatip Osmani.