Napoli me një këmbë është në çerekfinale të Champions League.
Napolitanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Kjo fitore i jep komoditet për takimin e kthimit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin.
Ai u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Futbollisti i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, është lojtar i ndeshje me notën 8.6, por me notë njësoj është vlerësuar edhe portieri i Entrachtit, Kevin Trapp.