Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, është në rrugë për t'u larguar nga Fenerbahce, por edhe për të qëndruar në metropolin turk pasi skuadra e Istanbulspor-it dërgoi ofertë për angazhimin e tij.
Fenerbahce ka sjellë një mbrojtës të ri të majtë dhe po kërkon një mënyrë për të hequr qafe Alioskin.
Problemi është më shumë se Al Ahli, skuadra nga e cila ka ardhur në formë huazimi, as që dëshiron të dëgjojë për rikthimin e Alioskit në radhët e tyre deri në fund të sezonit.
Istanbulspor, skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e parafundit të tabelës, po mundohet të përfitojë nga situata.
Drejtuesit e klubit Alioskin e shohin si një përforcim të mundshëm që do të ndihmonte shumë në luftën për mbijetesë dhe oferta i referohet huazimit deri në fund të sezonit.
Sipas mediave turke, Fenerbahce është gati të pranojë ofertën pa u menduar, por për realizimin e transferimit është e nevojshme drita e gjelbër nga Al Ahli.