Dybala një muaj i përjashtuar!
Hetimi i nisur nga Prokuroria Publike e Torinos për të zbuluar të vërtetën mbi llogaritë e Juventusit, i quajtur ndryshe dhe “Prisma” vazhdon ende.
I fundit që është marrë nga pyetje nga “Guarda di Finanza” është dhe ish-sulmuesi i bardhezinjve, Paulo Dybala, i cili tashmë aktivizohet me Romën.
Siç bën me dije “La Repubblica”, bëhet fjalë për një shifër prej 3 milionë euro si detyrim parakontraktor, pasi u zbulua një kërkese për dëmshpërblim e bërë nga avokati i Dybala drejt Juventus, pas përfundimit të negociatave për rinovimin dhe për këtë ai rrezikon të përjashtohet një muaj.