N’Golo Kante është në qendër të vëmendjes te Chelsea, pasi mesfushorit i skadon kontrata në verë.
Burime pranë lojtarit kanë konfirmuar se ai tashmë e ka një vendim për të ardhmen e tij dhe do të qëndrojë në Londër, pasi francezi është dakordsuar me kushtet e klubit dhe shumë shpejt do të firmosë kontratën e re.
Ish-kampioni i botës po kalon një moment shumë të vështirë në aspektin personal, kjo pasi mungon prej muajit gusht, ndërsa rikthimi i tij ende nuk ka një datë fikse.
Pavarësisht kësaj situate, drejtuesit londinezë besojnë të cilësitë e 31-vjeçarit, ndërsa sipas medieve angleze bëhet me dije se Kante do të rinovojë kontratën edhe për tri vite të tjera, ndërsa detajet e tjera ende nuk janë bërë me dije.
N’Golo u bashkua me Chelsea-n në verën e vitit 2016 pas një super sezoni të zhvilluar me Leicester, skuadër me të cilën triumfoi edhe në Premier League.
Francezi numëron në total 262 ndeshje dhe 13 gola me “Blutë” e Londrës në të gjitha kompeticionet.