Messi tek Inter Miami?

Futboll

Messi tek Inter Miami?

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:40
Lionel Messi

Prej muajsh flitet për të ardhmen e Lionel Messit dhe ardhjen e tij të mundshme në MLS në sezonin e ardhshëm ose, në çdo rast, në të ardhmen.

Në këtë këndvështrim, Inter Miami është skuadra më e fuqishme për të nënshkruar me “Pleshtin”.

Fil Njuvill, trajneri i Inter Majamit, ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, atje ku ka folur për këtë çështje dhe se si ardhja e mundshme e argjentinasit do të ndryshonte totalisht jetën e të gjithë ekipit, jo vetëm në nivel sportiv.

“Unë mendoj se ai do të ishte më i madh se Inter Majami dhe e gjithë MLS-ja. Ai ndoshta do të ishte nënshkrimi më i madh ndonjëherë në futbollin amerikan", tha Fil Njuvill.

“Gjithçka do të ndryshojë: jeta do të ndryshojë, gjërat do të jenë ndryshe, pemët rreth fushës së stërvitjes mund të kenë nevojë të jenë më të mëdha, siguria mund të duhet të jetë më e fortë, shëtitjet që bëjnë lojtarët sot drejt stadiumit mund të jenë të ndryshme.

E njëjta gjë në aspektin e udhëtimit në ditët e ndeshjeve dhe hoteleve ku do të shkonim për të qëndruar.

Por me të vërtetë mund të jetë ajo që ne aspirojmë, të jemi gjithsesi më të fortët dhe më të mëdhenjtë e kampionatit amerikan.

Është emocionuese, por mendoj se do të ishte një sfidë e madhe", ka përfunduar Fil Njuvill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat