Ganezi Ebenezer Adu-Kwaw është përforcimi i radhës për KF Trepça ’89.
Klubi nga ‘Riza Lushta’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e sulmuesin ganez.
Ebenezer Adu-Kwaw vjen në klubin mitrovicas si zëvendësues i Christian Mba, i cili tashmë siç dihet është transferuar në kampionatin shqiptar.
21-vjeçari vije nga Superliga e Ganës, derisa ka bindur stafin për të i u bashkuar skuadrës dhe të jetë pjesë e “Minatorëve”.
“Adu u paraqit në ndeshjen ndaj Llapit ku pati disa minuta në fundin e ndeshjes dhe barti numrin 99, të cilin e barti paraardhësit i tij, Mba.
Siç dihet tash e disa kohë klubi mitrovicas nuk i a huq në transferimin e sulmuesve”, thuhet në njoftimin e 89-shit.