Ish-presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati mbetet një ndër tifozët më të zjarrtë të zikaltërve.
Në prag të sfidës me Porton, ai u shpreh se ata janë një ekip i fortë dhe do të jetë e vështirë për ti mundur.
“Porto është një ekip i fortë dhe i organizuar, është e vështirë të përballesh me ta.
Serxhio Konceiçao ishte një lojtar i mirë dhe një djalë i zgjuar, gjë që është vendimtare për t’u bërë një trajner i madh.
Mund të mos tingëllojë si një sukses për t’i eliminuar ata, por do të ishte”, u shpreh ai.