Alesandro Bastoni ka qenë personazhi zikaltër i zgjedhur nga UEFA për të prezantuar sfidën me Porton dhe për të zbuluar diçka më shumë për jetën e tij personale, ku ka treguar pasionin për basketbollin.
“Sigurisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, sepse është faza e 1/8-ave dhe asnjë ndeshje nuk është e tillë.
Kam lexuar statistikat e tyre ndaj skuadrave italiane dhe ne do të përpiqemi ta përmbysim këtë zakon.
Do të jetë një ndeshje në të cilën vërtet diferencën do ta bëjnë detajet.
Kemi dy sfida për të luajtur dhe duhet të jemi të përqendruar dhe të mos e humbasim edhe nëse diçka nuk shkon si duhet.
Dhe mbi të gjitha duhet të qëndrojmë të bashkuar”, e nisi mbrojtësi fjalën, që më pas zbuloi edhe idhullin e tij në basketboll.
“Jam rritur duke parë çdo të shtunë ndeshje basketbolli dhe është një nga sportet e mia më të dashura, bashkë me futbollin.
Lojtari ii preferuar është Stef Kërri dhe përpiqem të frymëzohem nga vizioni i tij i lojës edhe në futboll.
Në futbollin e sotëm të gjithë bëjnë gjithçka dhe duket sikur roli është gjithmonë e më pak i rëndësishëm.
Ka pak gjëra të përkufizuara mirë, por fatmirësisht unë kam vetinë që të qëndroj i përqendruar në çdo rol”, përfundoi italiani.