Romelu Lukaku është ulur në stol nga Inzaghi për t'i lënë hapësirë Edin Dzekos për të startuar në sulmin e Interit kundër Portos, me Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolò Barella si mesfushorë.
“Nerazzurrët” presin skuadrën e Sergio Conceiçao në “Giuseppe Meazza” sonte në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.
Vetëm Joaquin Correa nuk është në dispozicion për “Nerazzurrët”, ndërsa Dzeko do ta udhëheqë sulmin në partneritet me Lautaro Martinez në sulmin e Interit.
Ish-ylli i Serie A Conceiçao duhet të bëjë pa Gabriel Veron dhe Francisco Meixedon.
Këto janë formacionet zyrtare:
Inter: Onana, Skriniar, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Mikhytarian, Calhanoglu, DiMarco, Dzeko, Lautaro
Porto: Costa, Mario, Pepe, Marcano, Zaidu, Pepe, Uribe, Grujic, Galeno, Otavio, Taremi.