Lukaku shënon për Interin
Ballafaqimi mes Leipzig-ut dhe Manchester City, u karakterizua me lojë të hapur dhe me raste shënimi por nuk u shënuan me shumë se dy gola.
Sfida mes këtyre rivalëve ka përfunduar baras (1:1) në kuadër të ndeshjes së parë të tetës së finales së Champions League në futboll.
Në pjesën e dytë, skuadra gjermane u tregua e rrezikshme, duke shpërdoruar disa raste të mira. Në minutën e 27-të, Mahrez (Manchester City) gjen pak hapësirë brenda zonës, i cili nga rreth 15 metra ka shënuar në këndin e poshtëm, 0:1.
Pjesa e dytë atraktive. Në minutën e 53-të, një krosim drejt pikës së penalltisë dhe Benjamin Henrichs (RB Leipzig) me kokë gjuan për disa centimetra mbi traversë.
Në minutën e 55-të, Leipzig pati rast të mirë. Benjamin Henrichs (RB Leipzig) gjuan jashtë portës.
Edhe një rast i mirë për vendasit në minutën e 56-të, pasim i mrekullueshëm nga Timo Werner (RB Leipzig) për Emil Forsberg por nuk mund të përfitojnë nga kjo mundësi.
Në minutën e 70-të, reprezentuesi kroat, Josko Gvardiol (RB Leipzig), ka shënuar gol të bukur me kokë dhe ka barazuar rezultatin 1:1.
Interi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Portos.
Zikaltrit përfituan në 12 minutat me një lojtar më shumë në fushë, pasi që Ottavio i Portos u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Duhet theksuar në minutën e 57-të, Zaidu (FC Porto) godet bukur por portieri Andre Onana bën një pritje të mahnitshme.
Në minutën e 86-të, zëvendësuesi Lukaku ka shënuar për fitoren e madhe të Interit, që i jep qetësi sado kudo për takimin e kthimit.
Inter - Porto 1:0
Stadiumi " Giuseppe Meazza" në Milan.
Gjyqtar: S. Jovanoviq (Serbia).
Shënues: Lukaku (86’).
Kartona të verdhë: Dimarco - Otavie, Pepe, Conceicao.
Kartona i kuq: Otavio (pas dy të verdhëve).
Inter: Onana; Skriniar (Dumfries 81'), Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan (Brozoviç 72'), Dimarco (Gosens 58'); Dzeko (Lukaku 58'), Lautaro Martinez.
Porto: Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Marcano, Zaidu; Pepê, Uribe, Grujiq, Galeno (Evanilson 51'); Otavio, Taremi (Wendell 83').
Leipzig - Manchester City 1:1
Stadiumi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Gjyqtar: S. Gozubuyuk (Holanda).
Shënues: Gvardiol (70') - Mahrez (27').
Kartona të verdhë: Henrichs.
Leipzig: Blaswich - Klostermann (Henrichs 46'), Orban, Gvardiol, Halstenberg (Raum 89') - Laimer, X. Schlager (Haidara 82'), Szoboszlai, Forsberg (Nkuku 66'), Werner - Silva (Haidara 82')
Manchester City: Ederson - Walker, Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo, Bernardo Silva, Mahrez, Gündogan, Grealish – Haaland.