Gjatë konferencës për shtypin përpara ndeshjes së Europa League ndaj Manchester United në “Old Trafford”, Xavi u ndal edhe te Leo Messi.
Përballja spektakolare Manchester United-Barcelona (21:00).
Trajneri i Barcelonës ka luajtur e fituar për vite me radhë si futbollist me “pleshtin” në “Camp Nou”.
Ai komentoi mundësinë e rikthimit të Messit te Barça.
“E kam thënë edhe më parë: dyert e Barcelonës janë gjithmonë të hapura për Leo Messin.
Varet se çfarë dëshiron ai dhe klubi, por një zgjidhje mund të gjendet.
Leo është futbollisti më i mirë në histori”, deklaroi trajneri i klubit katalanas. Xavi është pro rikthimit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.