Manchester City është duke udhëhequr sfidën ndaj Leipzig falë një goli të shënuar nga Riad Mahrez në minutën e 27′.
Pas një pasimi nga Grilish, Mahrez gjuajti me të majtën duke shkundur rrjetën e Blasuiçit.
Me këtë gol ai bëhet lojtari i pestë afrikan që shënon 20 gola në Ligën e Kampioneve.
Katër të tjerët janë Muhamed Salah (44), Didier Drogba (44), Samuel Eto (30) dhe Sadio Mane (27).