Chelsea është në një krizë të rëndë rezultatesh, pavarësisht investimeve shumë të mëdha të drejtuesve të klubit, që në dy sezonet e merkatos janë treguar të pakursyer.
Londinezët kanë shënuar vetëm një gol në muajin shkurt dhe në 12 ndeshjet e fundit kanë vetëm dy fitore, shifra këto që konfirmojnë momentin mjaft të vështirë.
Situata nuk duket aspak normale dhe pozitat e trajnerit Graham Potter janë të lëkundura tashmë, pasi duket se atmosfera në ekip nuk është aspak ajo e një skuadre që luan për objektiva madhorë.
Së fundi në rrjetet sociale po qarkullon një video nga korridori i dhomave të zhveshjes, me londinezët që duken të fikur dhe aspak entuziastë për të zbritur në fushë.
Reflektohet edhe në fushë, teksa tifozët kanë kritikuar jo pak futbolistët, duke i akuzuar për mungesë impenjimi dhe dëshire për të bërë mirë.