Dëmtimet e Alaba dhe Rodrigos mbajnë në ankth trajnerin e Real Madridit, Karlo Ançelotti. Ata dolën para kohë në ndeshjen e LIgës së Kampionëve, ku madrilenët mundën 5-2 Liverpullin në “Anfield”.
Ndaj, të dy janë në dyshim për ndeshjen e radhës në La Liga, në derbin e Madridit ndaj Atletikos, ndeshje që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.
Mbrojtësi David Alaba pësoi një tërheqje të tendinës në gjurin e djathtë, ndaj rikuperimi i tij duket i vështirë.
Ndryshe situata e sulmuesit, që pësoi një lodhje muskulare dhe mund të rikuperohet e luajë në derbi.
Gjithsesi, trajneri Ançeloti mund ta lërë pushim për ta aktivizuar në ndeshjen e 2 marsit, në “El Clasico”.