Kështu është te Struga Trim Lum, në klubin që është ende lider i tabelës së LPMF-së dhe një nga klubet më të organizuara në Maqedoninë e Veriut.
Stërvitjen e ka ndjekur njeriu i parë i Arbtrim Qira së bashku me drejtorin sportiv Besart Isaku dhe sekretarin Miftar Shaqiri.
Si një tifoz i madh i futbollit, Qira ka mbështetur bashkëlojtarët e tij përpara ndeshjes së së shtunës me Makedonija GJP.
Kujtojmë se, të dielën skuadra e strategut Srxhan Zaharievski luajti 1:1 në Kavadar me Tikveshin, ndërsa mësohet se pas dy javësh, më 8 mars, më saktë do të luhet superderbi me Shkupin. në Strugë.
Një megaderbi që ndoshta do të jetë ndër vendimtarët e kësaj pranvere në betejën për titull.
Prandaj presidenti i Strugës sot i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistëve të tij dhe u ka uruar ndeshje të shkëlyeshme dhe fitore në duelet me Makedonija GJP dhe Shkupin.