Dukagjini dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin e rëndësishëm të mesit të tabelës, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” nga ora 13:00.
Ekipi i Armend Dallkut vjen nga humbja e thellë ndaj Dritës dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur mirë sezonin pranveror me dy fitore radhazi dhe synon të tretën, për t’u ngjitur vetë në pozitën e katërt, e cila me shumë gjasa i dërgon klubet në garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Kuçi, Basriu, Dallku, Kameraj, Khomutov, Morina, Ahmeti, Zulfiu, John, Santos.
Llapi: Avdyli; Shabani, Alidema, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Bytyqi, Limani, Neto, Progni.