Makina e trajnerit italian qëllohet me armë zjarri!
Një episod shumë tronditës ka ndodhur gjatë natës për trajnerin italian Antonio Calabro.
Mediet italiane raportojnë se trajneri i Virtus Francavilla u zgjua nga zhurma e dy të shtënave, që goditën makinën e tij të parkuar poshtë shtëpisë.
Trajneri pulian raportohet se ka bërë një ankesë ndaj personave të panjohur tek karabinierët, ndërsa ende nuk bëhet me dije ndonjë pistë dyshimi.