Evertoni është pranë “blindimit” të portierit Jordan Pickford me një marrëveshje të re.
Mbrojtësi i katërkëndëshit ka pasur oferta të ndryshme kohët e fundit, me Tottenham që ka ngulmuar më shumë për ta marrë si pasues të Hugo Lloris.
Gjithsesi bisedimet e fundit e lënë atë tek Everton.
Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se bisedimet janë në fazën finale dhe tani po diskutohen vetëm detajet.
Pickford, pjesë e klubit anglez prej verës së vitit 2017, pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Everton dhe në marrëveshje do të ketë edhe një klauzolë largimi.