Vdekja e Diego Armando Maradonës, në moshën 60-vjeçare, në vitin 2020 shkaktoi një tronditje ndërkombëtare dhe dramën kombëtare argjentinase, por edhe fillimin e një epoke të re që konsiston në zbulimin e të gjitha sekreteve të një jete personale më shumë hije se sa drita.
Me tri gra dhe pesë fëmijë (të njohur), rezymeja e dashurisë së futbollistit më të mirë në histori shton tani emrin e një prej grave më të rëndësishme në Spanjë: Ana García Obregon.
Këtë e ka bërë të ditur këtë të hënë programi “Save me”, i cili është ngarkuar me deklasifikimin e këtij materiali të ruajtur prej 40 vitesh në arkivin e “Telecincos”.
Një romancë e supozuar që bashkon Maradonën dhe Ana Obregón, kur ylli argjentinas ishte i martuar. Informacion që një mik i futbollistit ia ka zbuluar gazetarit Gonzalo Vazquez dhe për të cilin ka qenë në dijeni edhe gazetarja sportive Pipi Estrada.
Diego Armando Maradona kishte folur për protagonistin e “Ana and the Seven” në intervistat e tij: “Nuk e dini sa e bukur është ajo grua dhe sa mirë di të puthë (…) Uff, ju nuk e dini se çfarë është kjo grua, ishte e jashtëzakonshme! Bukuria e asaj gruaje, bjonde dhe elegante, mbeti me mua përgjithmonë”.
Pipi Estrada siguron se Ana Obregón ishte vetëm një nga “tri femrat” që kishte pasur Maradona në kokë kur mbërriti në Spanjë: “Ajo më tha se kishte një lidhje me Diegon, kur luajti me Barcelonën.
Romanca nuk zgjati shumë, fantazisë së tij i erdhi fundi”.
Duhet të ktheheni 40 vite pas për të folur për këtë romancë të fuqishme.
Sipas programit të njohur televiziv sopanjoll, Maradona dhe Anita Obregón do të ishin takuar mes viteve 1982 dhe 1984, që përkon me nënshkrimin e “Pibe de Oro” te Barça:
“Ana García Obregón shkon në Barcelonë dhe ata takohen. Josep Lluís Nunez, president i Klubit të Futbollit të Barcelonës midis viteve 1978 dhe 2000, i dhuroi yllit argjentinas një ‘Porsche’.
Ata e panë njëri-tjetrin në një hotel dhe ajo thotë: Çfarë makine e bukur! Maradona iu përgjigj: Merri çelësat, bëj xhiro më të.
Ajo e mori dhe e karamboloi makinën”, – tha Estrada, duke siguruar që Obregón e përplasi makinën e Maradonës.
Ky lajm është deklasifikuar që kur ka mbërritur në redaksinë e “Aquí hay tomate” dhe nuk u raportua kurrë.
Një dëshmitar i tha programit të paraqitur nga Jorge Javier Vázquez dhe Carmen Alcayde se ai kishte parë Obregón dhe Maradonën të mbërrinin së bashku në një makinë, ndoshta para aksidentit të shkaktuar nga aktorja.