Tifozët përleshen dhe shkatërrojnë ndeshjen miqësore!
Një ndeshje miqësore mes Kocaelisporit dhe Sakarjasporit e cila u organizua për të mbledhur të ardhura për zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme, degjeneroi në përleshje të dhunshme mes tifozëve në tribunat e stadiumit.
Një tifoz hyri në fushë nga tribuna ku qëndronin mbështetësit e Sakarjasporit dhe vrapoi më pas në drejtim të tifozëve kundërshtarë, duke nisur përleshjen.
Forcat e sigurisë ndërhynë dhe në fund, me dhjetëra tifozë u vunë në pranga.