Daja: E prisnim si ndeshje të vështirë, i lumtur me tre pikët

Futboll

Daja: E prisnim si ndeshje të vështirë, i lumtur me tre pikët

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 15:51
Ilir Daja

Ballkani ka marrë tre pikë të mëdha nga udhëtimi në Mitrovicë, pasi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 0:1.

Ka mjaftuar një gol nga Albion Rrahmani në fund të ndeshjes për t’i dhënë tre pikët kampionit në fuqi të Kosovës.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se e prisnin një ndeshje shumë të vështirë dhe ashtu i doli.

“E kishim menduar një ndeshje të vështirë dhe ashtu doli, sepse 89-shi luan mirë në shtëpi dhe ka një ekip të fortë”.

“Ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi, por me e mira e gjithë kësaj ishte marrja e tri pikëve.

Po ashtu, më gëzon fakti që lojtarët e ekipit tim nuk u dorëzuan për asnjë moment duke treguar karakter fituesi”, tha Daja.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, ndonëse orari i ngjeshur ka bërë paksa të ndihet lodhja.

Mirëpo, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ta mbajmë ritmin”, deklaroi Daja pas ndeshjes..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat