Në konferencën për shtyp të Barcelonës ishte edhe mbrojtësi francez, Jules Kounde, i cili beson se katalanasit mund të bëjnë një hap më tej pas barazimit 2-2 në shtëpi.
“Luajtëm një ndeshje të mirë në shtëpi, por duhet të ushtrojmë mirë presing, të fitojmë topa lart në fushë.
Junajtidi është një rival i madh, luajmë në një stadium gjigant dhe mezi po e presim.
Kemi gjithçka që na duhet për të shkuar në raundin tjetër.
Të gjithë duhet të bëjnë mirë punën e tyre.
Duhet të shohim Barçën më të mirë. Është gjithnjë një sfidë për të luajtur kundër dikujt si Rashfordi, por edhe emocionuese. Kontakti me të në Barcelonë mendoj se ishte 50-50.
Nuk ndihem me fat që nuk u ndëshkova me të kuq”, përfundoi ai.