Mesfushori i Kosovës që luan për Arsenalin, Granit Xhaka nuk është duke e menduar largimin nga ‘Emiratës’.
Reprezentuesi i Zvicrës ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë tek ‘Topçinjtë’, ku tashmë kanë nisur negociatat mes dy palëve për rinovimin e kontratës së re.
Xhaka ka deklaruar se synon trofe me londinezët përpara se të largohet.
“Dua të arrijë diçka me këtë klub, diçka të madhe.
Dhe deri atëherë, nuk dëshirojë ta lë”, ka thënë Xhaka.
Xhaka është duke shkëlqyer këtë sezon të garave në skuadrën e Mikel Artetës.