Dukagjini i Klinës ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat.
Klinasit janë mposhtur në shtëpi të tyre 0-1 nga Llapi.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se pranuan një gol të lehtë, teksa tha se te humbja ndikuan edhe mungesat.
“Një gol i pranuar shumë i lehtë është i papranueshëm për ne si staf, pasi kemi punuar jashtëzakonisht shumë në atë drejtim”.
“Është e dhimbshme pasi kemi bërë përpjekje të përmirësohemi dhe ndëshkohemi në atë mënyrë”.
“Djemtë e deshën rezultatin pozitivë, bën gjithçka për të barazuar ndeshjen, pavarësisht mungesave që kishim në radhët tona”.
“Januzi, Mërlaku dhe Hugo ishin jashtë shkaku që nuk ndiheshin mirë dhe këto mungesa na kushtuan”, tha Dallku..