Trepça ’89 ka pësuar humbje në minutat e fundit ndaj Ballkanit me rezultat minimal 0-1.
Përkundër se u mbrojtën mirë, ‘minatorët’ nuk ia dolën ta ndalnin në barazim kampionin në fuqi të Kosovës.
Trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi ka thënë pas ndeshjes se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, përkundër humbjes.
“E kemi përgatitur mjaftë mirë ndeshjen në aspektin defensivë, por në fund një pakujdesi na kushtoi me gol të pranuar”.
“Futbollistët luftuan shumë, u mbrojtën mirë, por edhe krijuan raste të mira shënimi”.
“Jam i kënaqur nga angazhimi i tyre në fushë, përkundër rezultatit që nuk ishte i drejtë”, u shpreh Idrizi.