Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, ka qenë e pafat, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Buduçnosti, në takimin që u luajt në Podgoricë.
Deçiqi ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të pranverës.
Pjesa e parë kaloi pa ritëm, skuadrat u treguan të kujdesshëm dhe ndeshja u zhvillua pa ndonjë rrezik qoftë për njërën palë dhe skuadrën tjetër.
Në minutën e 87-të, një gjuajtje nga Razhnatoviq ishte fatale dhe Deçiqi pësoi humbje.
Pas javës së 21-të të kampionatit malazez, Buduçnosti kryeson me 41 pikë dhe Deçiqi është në vend të pestë me 28.