Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën me Baselin.
Njoftimi ka ardhur pak minuta përpara fillimit të sfidës Basel-Trabzonspor, ndeshja e kthimit e raundit të 1/16-ve në Conference League.
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, është pjesë e klubit zviceran prej verës së vitit 2013. 31-vjeçari dardan ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Taulanti, i cili mban ADN-në e Baselit si askush tjetër, do të qëndrojë me ne edhe katër vite të tjera”, njofton FC Basel.