Manchester Utd është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League.
“Djajtë e kuq” eliminuan njërën nga rivalët më të mëdhenj të kësaj gare, Barcelonës.
Manchester Utd ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Barcelonës, në takimin e kthimit që u luajt në “Old Trafford”.
Futbollisti Lewandowski (18' - nga penalltia) kaloi në epërsi katalunasit por gjithçka u shkri në pjesën e dytë.
Fred shënoi në minutën e 47-të dhe Antony në atë të 73-tën, duke ia siguruar fitoren ekipit.
Ndeshja e parë përfundoi baras (2:2) kësisoj Manchester Utd u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.