Andi Zeqiri është hero i kualifikimit të Baselit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Trabzonit të Turqisë.
Lojë e madhe e Baselit, e cila ka rezultuar me kualifikim në të tetën e finales së Conference League.
Amdouni ka shënuar në minutën e 11-të, ndërsa reprezentuesi i Zvicrës, Andi Zeqiri vulosi gjithçka në minutën e 76-të, duke shënuar për 2:0 dhe kualifikimin e skuadrës zvicerane.
Taulant Xhaka u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të.
Lojtari nga Kosova, Zeqiri ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 81-të për shkak të një faullit.
Xhaka u zëvendësua në minutën e 63-të e Zeqiri në atë të 82-tën.
Enis Bardhi ka luajtur nga minuta e 81-të për Trabzonin.