Në një bisedë me Rio Ferdinand për BT Sport, Bruno Fernandes foli për kërkesat e Erik ten Hag dhe metodat e trajnerit të Manchester United, që nxorën jashtë loje disa nga referencat e ekipit, përfshirë Cristiano Ronaldon.
“Pasi mbërriti në klub, ne u nisëm për një periudhë stërvitore dhe gjatë stërvitjes më tha: “Ose bëje këtë që kërkoj, ose je jashtë. Ti nuk luan”.
Në fillim, të gjithë pyesnin veten: “a është i aftë ta bëjë apo jo?’ Por nuk pyeti as për Cristianon, me Jadon Sanchon dhe as për Marcus Rashford”, tha portugezi.
“Marcus ishte ndoshta në momentin më të mirë të formës kundër Wolverhamptonit, por ai bëri diçka të gabuar dhe trajneri e largoi nga fusha.
Në fillim menduam se ai është më i miri në fushë, kemi nevojë për të, por më pas mendova se kështu duhet të ndodhë, përndryshe të rinjtë do të mendojnë se edhe ata mund të gabojnë dhe nuk do t’u ndodhë asgjë.”
Ten Hag, falë qëndrimit të tij të rreptë, sot po merr frytet e punës së Rashfordit (24 gola dhe 7 asistime), si pikë referimi në skuadër:
“Trajneri i tha se duhej të ishte i qëndrueshëm edhe jashtë fushës. Marcus në fillim u tërbua, sepse nuk luajti, por nuk bëri asgjë të keqe, e pranoi, punoi, po shënon gola dhe po na jep fitoret.
Tani ata të dy po qeshin.
Ndonjëherë duhet të kesh rregulla të rrepta në shtëpi. Nëse jo, humbni kontrollin".